Showbizz


Aurela Hoxha çon brandin e saj në javën e modës në Paris

Postuar nga admin

10th March 2022

Kur personazhet e njohur të ekranit ose Instagramit largohen nga mediat sociale apo televizioni, duket sikur po pushojnë, ose i janë përkushtuar jetë private e familjare. Këtë me siguri kanë menduar shumë edhe për Aurela Hoxhën, nga e cila kemi parë shumë pak për shumë kohë. Kur të gjithë menduan se u bë mami me kohë të plotë, Aurela tregoi se ka shkelur në Paris Fashion Week. Jo si modele, por si drejtuese e sfilstës së brandit të saj, Aurela Hoxha. Ajo e ka foksin tek të brendshmet dhe me një video e ca foto tregoi pak nga sfilata mes Parisit. “Në 7 mars u bë debutimi i brandit tim në Paris Fashion Week. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse për këdo qē kontriboi në realizimin e kësaj magjie”, shkroi modelja.

 

Mesa duket, gjithë këto kohë, Aurela paska punuar krah kujdesit për të birin, i cili është bërë kryefjala e gjithçkaje.