Showbizz


Balerini i njohur shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë

Postuar nga admin

15th February 2021

Kledi Kadiu dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë balerini përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se ndihen jashtëzakonisht të lumtur.

“Familja jonë do të zgjerohet. Në gusht do të vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur.”, ka shkruar balerini krahas fotove, në të cilat shfaqet duke përqafuar partneren e tij, ndërsa mban në duar dhe ekon e bebushit.

Ndërkohë, ai nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës. Kujtojmë që balerini që jeton dhe vepron prej vitesh në Itali, është baba i një vajze e cila erdhi në jetë në vitin 2016.