Showbizz


Bashkia zbulon surprizat e koncertit të Ermal Metës dhe Rita Orës

Postuar nga admin

31st May 2018

Fundjava në kryeqytet do të rezervojë dy net të mrekullueshme me dy koncertet e hapura për publikun me të ftuarit speciale me famë botërorë, Ermal Meta dhe Rita Ora.

Dy super aktivitetet do të sjellin më 1 qershor Ermal Metën dhe më 3 qershor do të jetë Rita Ora, për të sjellë një eksperiencë të paharrueshme së bashku me artistët tanë më të mirë të skenës kombëtare.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të ndezin skenën nesër për të pritur më pas fituesin e Sanremos, Ermal Meta dhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepajn.

Në datën 3 qershor në Sheshin “Skënderbej” do të ‘digjet’ nga energjia e Kidës dhe do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora. Dy net të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar. Të dy koncertet do jenë të hapur për publikun, ndaj bëhu gati se ka ardhur Ora e Super Muzikës.

Por, cilat janë surprizat që janë rezervuar për orët e super muzikës?

Mirela Koçollari, Drejtore pranë Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit pranë bashkisë së Tiranës ka zbuluar detaje të rëndësishme të këtyre koncerteve.

“Nesër në orën 18.00 fillon koncerti i Ermal Metës. Para se të performojë Ermal Meta do të kemi performancën e Marsela Çibukaj, Eugent Bushpepaj dhe më pas del Ermal Meta. Ashtu edhe Rita Ora që vjen në datën 3 qershor. Edhe koncerti i saj fillon në po të njëjtin, pra në orën 18.00. Fillon me disa “DJ” të famshëm, më pas do të performojë këngëtarja Kida për të mbërritur me performancën e Rita Orës. Do të kemi edhe shumë turistë nga Kosova, Mal i Zi që e kanë shumë pranë Tiranën dhe duan të vijnë e ta vizitojnë këtë qytet një fundjavë të këndshme duke e shijuar këtë koncert. Pas këtyre dy koncerteve të rëndësishme, në muajin korrik do të jetë edhe këngëtari Daddy Yankee. Koncerti fillon në orën 18.00 të pasdites dhe besoj përfundon deri në mesnatë”, ka thene Koçollari.