Lajme


BE hap dyert, si do të udhëtojnë shqiptarët nga 1 marsi

Postuar nga admin

22nd February 2022

Hamburg, shpërthen revolta në aeroport/ 16 makina policie për të qetësuar  shqiptarët - Top Channel

27 ministrat për çështjet europiane të Bashkimit Europian kanë aprovuar rekomandimin për ndryshimin e rregullave lidhur me udhëtimet jothelbësore drejt Bashkimit Europian në kontekstin e evolucionit të pandemisë COVID-19.

Në rekomandimin e ministrave, ndryshohet qasja për udhëtimet nga vendet e treta si Shqipëria drejt Bashkimit Europian, duke kombinuar qasjen në bazë invididuale, me atë të situatës epidemiologjike të vendit deri në fund të prillit dhe nga maji BE-ja pritet kalojë krejtësisht në qasje me bazë krejtësisht individuale për udhëtimet drejt BE-së.

Sipas qasjes së re, të gjithë qytetarët ekstrakomunitarë si ata të Shqipërisë apo vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinat që njihen nga Bashkimi Europian do të mund të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen pas 1 marsit të pajisur me një çertifikatë dixhitale të vlefshme COVID-19.

Kujdes vlefshmërinë e çertifikatës dixhitale!

Rekomandimi i Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian përcakton qartësisht afatin e vlefshmërisë të çertifikatës dixhitale për shtetasit ekstrakomunitarë, që është i njëjti që është vendosur edhe për shtetasit e Bashkimit Europian.

Një çertifikatë dixhitale COVID konsiderohet e vlefshme jo më shumë se 270 ditë nga data e marrje së dozës së dytë të vaksinës (dozës së dytë për vaksinat si Pfizer, Astra Zeneca, etj) para mbërritjes në BE. Nëse duke filluar nga data e marrjes së dozës së dytë të vaksinës, është tejkaluar afati prej 270 ditësh apo 9 muajsh, në këtë rast çertifikata është e pavlefshme. Për të udhëtuar në zonën Shengen. këta qytetarë duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës, që quhet ndryshe dozë përforcuese apo booster.

Po qytetarët që kanë marrë vaksinën kineze apo ruse ?

Në rekomandimin e Këshillit të ministrave të BE-së, thuhet se qytetarët e vendeve të treta që janë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga Organizata Botërore e SHëndetësisë (OBSH) kanë të drejtë të udhëtojnë drejt BE-së, por duke ju nënshtruar një testi PCR 72 orë para nisjes së udhëtimit dhe nëse shteti i destinacionit e konsideron të arsyeshme, mund t’ju nënshtrohen edhe karantinës apo izolimit. Konkretisht, qytetarët shqiptarë apo të Ballkanit Perëndimor të vaksinuar me vaksinën kineze apo ruse, do të kenë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian duke iu nënshtruar një testi PCR.

E njëjta gjë vlen për personat që kanë një çertifikatë shërimi nga COVID-19 dhe ata që janë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga BE, por nuk kanë një çertifikatê dixhitale COVID 19. Gjithashtu, në rekomandim thuhet, se fëmijët mbi 6 vjeç deri nën moshën 18, mund të udhëtojnë me një test PCR të kryer 72 orë para udhëtimit. Shteteve anëtare iu lihet mundësia që të kërkojnë nëse konsiderojnë të nevojshme testim të mëtejshëm në mbërritje, apo karantinë.

Cilat janë përjashtimet ?

Këshilli i ministrave konsideron, se duhet një periudhë tranzitore prej dy muajsh për të kombinuar qasjen në bazë individuale me atë të bazuar në listën e vendeve të sigurta në nivelin epidemiologjik. Kjo do të thotë, që disa shtete anëtare edhe për dy muaj mund të marrin në konsideratë edhe situatën epidemiologjike në vendin ngaku niset udhëtimi, nëse është një zonë me rrezik të lartë. Ne vendim, sqarohet se kjo bëhet për t’i dhënë kohë përshpejtimit të vaksinimit në vende të treta. Ndërkohë, qasja krejtesisht individuale për udhëtimet nga vendet e treta pritet të zbatohet nga fundi i prillit, duke iu dhënë fund listave të sigurta lidhur me situatën epidemiologjike të vendeve të treta.

Pa panik! Ka vende si Belgjika që nuk konsiderojnë më zonat

Eshtë e rëndësishme të nënvizohet, se qasja e kombinuar edhe në bazë të zonave që do aplikohet edhe për dy muaj nuk ka të bëjë domosdoshmërisht drejpërdrejtë me Shqipërinê apo vendet e Ballkanit Perëndimor, por vendet ku ka një rrezik të lartë të përhapjes së OMICRON.

Që nga 16 shkurti, Belgjika nuk bazohet më në lista apo zona për hyrjen në territorin e saj të peronave të pajisur me një çertifikatë dixhitale të vlefshme.

Vendimi i qeverisë federale të Belgjikës, është tashmë që çdo person që futet në Belgjikë i pajisur me një çertifikatë dixhitale të vlefshme nuk ka nevojë për të kryer test as në ditën a parë, as të shtatë të mbërritjes, apo karantinë. Belgjika u referohet listave të vendeve të sigurta dhe zonave të errëta të kuqe vetëm në rastin kur rezidentê belgë nuk kanë njê çertifikatë dixhitale COVID-19, nuk kanë një test apo nuk kanë dëshmi shërimi.