Showbizz


Bebe Rexha mesazhin inkurajues për gratë

Postuar nga admin

30th June 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit më të fundit, “Better Mistakes”. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente me ndjekësit nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Bebe ka tërhequr vëmendjen me një video provokuese në TikTok.
Ndërsa vallëzon nën ritmet e këngës”Good Form”, Bebe shihet e veshur me bikini duke vënë në pah linjat trupore. Rexha përdori videon e saj për të përcjellë një mesazh motivues ndaj grave që ta duan veten e tyre ashtu siç janë.

Në fillim të këtij muaji, artistja prezantoi koleksionin e saj të parë të të brendshmeve me Adore Me, me qëllimin për t’i bërë gratë të ndihen të bukura me trupin e tyre.