Lajme


Bebe Rexha: Muzika më ka bërë njeri më të mirë

Postuar nga admin

24th November 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha publikon gjithmonë këngë që kthehen menjëherë në hite.

Përmes një postimi në Instagram, ajo foli për tre projektet e saj që tashmë e kanë kaluar shifrën prej 1 miliardë klikimeve.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be” janë këto tri këngët që e bën Beben njërën nga artistet më të pëlqyera.

“Nuk mund ta besoj se sa shumë muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”, është një pjesë e përshkrimit të fotografisë ku 3 vendet e para janë zënë me këngët e Rexhës.

Ndërkohë, para 24 orëve u lancua bashkëpunimi i fundit i Bebe Rexhës me artistët e njohur të skenës muzikore, si David Guetta, Ty Dolla Sign dhe artisti Julius Dubose i njohur me emrin skenik, A Boogie wit da Hoodie.