Showbizz


Bëhet viral në TikTok, falë ngjashmërisë së madhe me Mozzik-un

Postuar nga admin

17th September 2021

Herolind Isufi nga Gjilani por që jeton në Paris, kohëve të fundit është një nga personazhet më të ndjekura në TikTok. Ai është bërë i njohur falë ngjashmërisë së madhe që ka me reperin e njohur, Mozzik.

Të shumtë janë ata që habiten nga ngjashmëria, duke mos besuar se në fakt nuk ka asnjë lidhje me reperin. Ai thotë se e vlerëson shumë reperin si njeri dhe se do të dëshironte shumë ta takonte një ditë.

“Fama që kam marrë në rrjete sociale më ka bërë të ndihem shumë mirë. E vlerësoj faktin që njerëzit më thonë se je si Mozzik, ngjajmë shumë është e vërtetë. Çdo ditë marr mesazhe në lidhje me ngjashmërinë time me Mozzik-un“, thotë ai për T7.