Showbizz


Bëmë baba të të ngjaj, Roan në hapat e Majk

Postuar nga admin

27th November 2020

Djali i reperit Majk dhe Majlinda Zekës, Roani, është bërë një ndër fëmijët më të ndjekur në Instagram.

Vazhdimisht në profilin e tij në Instagram reperi tregon se kalon shumë kohë me të birin, të cilin e merr shpesh në shtëpinë e tij.

Përveç pamjes fizike, duket se i vogli do bëhet artist si babi.

Së fundmi, Majk ka publikuar një video të vogëlushit, ku ai shihet teksa reciton në një aktivitet që ka zhvilluar në parashkollor.

“Artist lind nuk bohesh!”- ka shkruar Majk me nota humori.

Fundjavën e kaluar Majk, Roan dhe Majlinda e kaluan fundjavën së bashku duke u bërë kryefjalë e mediave.

Megjithëse të ndarë prej kohësh, reperi dhe ish-partnerja e tij Majlinda kanë ruajtur raporte të mira së bashku, për hir të të voglit të tyre Roan dhe kujdesen që ai të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.