Showbizz


Besnik i Festivalit të Këngës në RTSH, Agim Poshka vjen me krijim patriotik.

Postuar nga admin

18th December 2020

Agim Poshka është një nga këngëtarët më besnikë të Festivalit të Këngës në RTSH. Edhe këtë vit, ai ka ardhur nga Struga për të konkuruar.

Mirëpo, në krahasim me vitet e tjera, Poshka këtë edicion ka një këngë patriotike me titull “Vendi im”, për të cilën është kujdesur vetë në çdo detaj.

“Tekstin e kam shkruar unë, i kam bërë të gjitha vetë. Mund të tingëlloj pak qesharake, poR ishim nisur për ta bërë me një kompozitor këtu në Shqipëri, po ai ishte në izolim për shkak të pandemisë. Kështu e përfunDova vetë. Por e shoh edhe gjatë provave tani që ndjej një lloj emocioni ndryshe. Para dy netësh ka qenë regjistrimi i natës së parë, sonte është nata e muzikës akustike. Nesër është nata finale. Do të jetë pa orkestër, do të jetë në ambjent të hapur, xhirojmë pasdite sa errësohet”, tha me tej Poshka.

https://www.youtube.com/watch?v=Ij7N6oKcFjQ