Showbizz


Beyonce i besoi sërish veshjen Valdrin Sahitit! E gjeni dot sa ditë iu deshën të krijonte fustanin e divës së muzikës?

Postuar nga admin

8th October 2021

Artistja e famshme, Beyonce ia besoi sërish veshjen e saj stilistit shqiptar, Valdrin Sahitit.

Diva u muzikës u shfaq në premierën në Londër të “The Harder They Fall” duke iu bashkuar kështu bashkëshortit të saj, Jay Z.

Fotot ku ajo shihej me fustanin prej kadifeje të zi dhe ku duhej më joshëse se kurrë bënë sot xhiron e rrjetit.

 

Kësaj veshje i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja.

Prestigjiozia “Pop Sugar” ka shkruar se për krijimin e këtij fustani, stilistit shqiptar iu deshën plot 10 ditë dhe është është bërë prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje.

“Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj”, u shpreh Valdrin Sahiti për “Pop Sugar”.