Showbizz


Bleona Qereti në vëmendjen e mediave botërore, merr pjesë në tapetin e kuq të Vanity Fair.

Postuar nga admin

5th March 2018

“Një këngëtare për të cilën me gjasë nuk keni dëgjuar kurrë “vodhi” vëmendjen nga yjet e tjerë në tapetin e kuq të festës së Vanity Fair,  pasi u shfaq e veshur kështu…”

Është kjo mënyra sesi e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike Metro, e cila këtë të hënë, ashtu si shumë media të tjera i ka kushtuar Bleona Qeretit një shkrim, për veshjen e këngëtares shqiptare.

Ajo u shfaq me këtë veshje tepër guxuese në Wallis Annenberg Center, e padyshim bëri që shumë koka të ktheheshin drejt saj. “Bleona u sigurua që t’ia njihnit emrin”, shkruan Metro.

Nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare përfundon në mediat ndërkombëtare për shkak të veshjes. Në 2014-ën, teksa u shfaq në tapetin e kuq të çmimeve AMA, Bleona ishte veshur me një fustan rrjetë, që njësoj si këtë herë, i linte shumë pak vend imagjinatës.

Sigurisht zgjedhja e Bleonës nuk kaloi edhe pa humor nga mediat. “Fatmirësisht dimri i Los Angeles nuk është i egër, në të kundërt të nesërmen në mëngjes do të ishte zgjuar duke u teshtirë…”

38-vjeçares iu bashkuan yje të tjerë të Hollywood si Emily Ratajkowski, Olivia Wilde, Donald Glover dhe Jon Hamm, të cilët shkuan gjithashtu në këtë festë, pasi morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në Dobly Theater.Kështu, edhe këtë herë Bleona ia doli që të tërheqë vëmendjen, pasi këtë të hënë emri i saj po bën xhiron e disa mediave ndërkombëtare, si DailyMail, VanityFair, SkyNews, The Sun