Showbizz


“Bonjour Madame”/ Publikohet bashkëpunimi i tyre i parë, Noizy çudit me deklaratën për Mozzik

Postuar nga admin

22nd October 2021

Mozzik dhe Noizy paralajmëruan mbrëmjen e djeshme se në mesnatë do të publikohej bashkëpunimi i tyre i parë. “Bonjour Madame”, mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.  Vetëm për disa orë numëron rreth 500 mijë klikime. Muzika është realizuar nga Rvchet dhe Rzon Pellumb beats, ndërsa për tekstin janë kujdesur vetë dy repertët. Të dy ata kanë shpërndarë pjesë nga kënga në rrjetet e tyre sociale, dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar tepër me njëri-tjetrin.  Madje, në postimin e Mozzik, Noizy ka komentuar “Family”.

Të dy e kanë cilësuar si projektin e tyre më të bukur dhe duket se janë kënaqur shumë përveçse kanë punuar. Madje me nota humori Noizy i tha Mozzik se nuk do bashkëpunojë më me të sepse natën që kanë xhiruar videoklipin e kishin tepruar paksa me alkoolin.

Megjithatë, pas këtij projekti, ne shpresojmë që bashkëpunimet mes tyre të vazhdojnë!

/News31