Showbizz


Britania njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit

Postuar nga admin

8th October 2021

3 javë nga vendimi i Bashkimit Europian, edhe Britania e Madhe ka vendosur të njohë pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Ai ka postuar statusin në rrjetin social Twitter, ku shkruan se ky është një lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Britani nga Shqipëria.

Diplomati britanik shkruan se prej 11 tetorit certifikatat e vaksinimit shqiptare do të konsiderohet të vlefshme duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë.