Showbizz


Capital T dhe Nevina Shtylla janë bashkë?!

Postuar nga admin

5th July 2021

Ditën e sotme, Capital T ka ndarë një foto ku shihet bashkë me moderatoren e njohur, Nevina Shtylla.

Ata shfaqen të dy të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa Nevina mban një veshje të zezë me pika të bardha dhe një kapele në kokë, një stil tipik francez.

Duke qenë se më herët dyshja nuk kanë pasur shoqëri bashkë, të gjithë po mendojnë se Capital T po bashkëpunon me Nevinën për videoklipin e ri.

Nisur nga komentet në Instagram, fansat e reperit shprehen se ajo do të jetë modele në klipin e tij.

Për më tepër dyshja kanë shkruar përkrah fotos: “Buzëqeshje” dhe të gjithë po mendojnë se ky do të jetë titulli i këngës së re të Capital T.