Lajme
Çdo qytetar mbi 18-vjeç, mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës

Postuar nga admin
2nd December 2021
Nga sot çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të bëjë dozën e tretë përforcuese të vaksinës Covid-19. Kushti i vetëm është diferenca 6-muaj nga aplikimi i dozës së dytë. Kryeministri Edi Rama do të marrë sot dozën e tretë të vaksinës.
Kreu i qeverisë ishte ndër të parët që u vaksinua në stadiumin Air Albania, me vaksinën Pfizer në janar të këtij viti, kur vaksinat e para mbërritën në vendin tonë.