Showbizz


Çështja Xhaka, rikthime dhe mungesa, Edy Reja “zbërthen lisën”, flet për dy sfidat e tetorit

Postuar nga admin

4th October 2021

Edy Reja publikoi një ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë. Bie në sy mungesa e Taulant Xhakës, rikthimi i Ivan Balliut apo mungesa për shkak dëmtimesh të Abrashit dhe Qazim Laçit.

Nuk është preferuar as Ernest Muçi i cili është vendosur në dispozicion të Kombëtares U-21. Pjesa tjetër janë lojtarët e konfirmuar prej kohësh me të në stol.

Në këto momente trajneri është live në konferencë për shtyp për të shpjeguar vendimet e marra por dhe për të folur për dy sfidat e radhës, shumë të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”