Lajme
Champions League, për herë të parë do të aplikohet sistemi VAR

Postuar nga admin
12th February 2019
Për herë të parë në kompeticionin e Champions League do të aplikohet edhe sistemi VAR.
Një gjë e tillë pritet të përfshihet duke filluar prej mbrëmjes së sotme në dy ndeshjet, Manchester United-PSG dhe Roma-Porto.
Në fund të vitit të kaluar ishte vendosur që kjo teknologji të përdorej edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga faza e 1/8 të finales.
Pritet që ky sistem ta bëjë më të ndershme një ndeshje, edhe pse ka shumë kritika.
Një ndër to lidhet me faktin se përdorimi i VAR humb emocionin dhe ritmin e një ndeshjeje.