Showbizz


Dafina më në formë se kurrë duke shijuar pushimet

Postuar nga admin

18th June 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar pushimet në Turqi.

Në këto pushime, këngëtarja shoqërohet nga i dashuri i saj, DJ Geek, me të cilin, ka ndarë një sërë fotosh në rrjete sociale. Ndër fotot e publikuara nga
Dafina, janë dhe ato me bikini, ku në fokus janë linjat perfekte të këngëtares.

Në një nga fotografitë e fundit që Dafina ndau me ndjekësit e saj në InsatStory, ajo dukej mjaft atraktive teksa pozonte me bikini të zeza.

Këngëtarja është mjaft e përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, e kjo dëshmohet nga linjat e saj të tonifikuara.