Showbizz


Dafina Zeqiri, fshin tatuazhin e famshëm në gjoks?

Postuar nga admin

13th August 2021

Dafina Zeqiri është një nga artistet shqiptare që ka spikatur gjithmonë për stilin e saj të veçantë.Ajo e ndryshon herë pas here “look-un” si një kameleon i vërtetë. Një detaj i rëndësishëm në pamjen e këngëtares janë edhe tatuazhet, të cilat janë të shumta në numër.

Mirëpo, siç duket me kalimin e viteve, Dafinës nuk po i pëlqejnë aq shumë sa në kohën kur i ka realizuar.

Në një nga fotot e publikuara së fundmi në Instagram, vihet re se njërit prej tatuazheve i është zbehur ngjyra, duke shtuar dyshime sikur këngëtarja po tenton ta zhduk përgjithmonë nga trupi i saj.

Kjo mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Dafina ka vendosur ta heq tatuazhin, apo është thjesht efekti i përdorur në foto.