Showbizz


Dafina Zeqiri shfaqet joshëse me pozimet e fundit, bën pyetjen provokuese

Postuar nga admin

23rd November 2020

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, për momentin është ndër më pëlqyerat.

Ajo është aktive në rrjete sociale, teksa ndan video dhe imazhe nga jeta dhe karriera e saj profesionale.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune është shfaqur mjaft joshëse para kamerës.

E veshur me një fustan të zi, këngëtares i janë theksuar linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

“Sa e madhe është dashuria jote për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se “Vuj Vuj Vuj” është projekti i saj i fundit që erdhi si ‘remix’, me protagonist komedianin Miran Ramadani.