Lajme
Dalin datat, ja kur do jenë netët e festivalit ‘Kënga Magjike’

Postuar nga admin
29th November 2018
Këtë vit ‘Kënga Magjike’ mban edicionin e 20-të. Pjesëmarrësit i kanë prezantuar këngët çdo javë tek ‘E diela shqiptare’.
Ndërkohë në faqen zyrtare të ‘Kënga Magjike’ janë publikuar edhe datat kur do mbahen netët finale.
“Në Pallatin e Koncerteve, në datat 5 dhe 6 dhjetor jane netët gjysmefinale të Kënga Magjike, edicioni 20-të. Data 8 dhjetor do të jetë edhe finalja e madhe e Festivalit. Biletat i gjeni prane Pallatit te Koncerteve”, shkruhet në njoftim.