Lajme


Debati për teatrin, artistët pro dhe kundër projektit

Postuar nga admin

14th June 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e konsideroi takimin e parë me artistët lidhur me debatin që po zhvillohet mbi projektin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe propozoi një rrugë bashkëpunimi mes tyre, për të zgjidhur çështjen bashkarisht.

“Projektligji nuk prish teatrin. Ky ligj që thotë zyrtarisht po e hapim këtë diskutim dhe po ulemi në tavolinë për të diskutuar. Dua t’iu bëj një propozim, që të përcaktoni një përfaqësi që bashkë me mua të jetë pjesë e këtij procesi. Bëmë një negociatë, nëse nuk na pëlqen e leme farë. Kjo është ftesa ime sot. Nuk është një ligj për të prishur teatrin, por që çel negociatat për diskutime”, tha Veliaj.

Ndërsa takimi po vijon aktualisht, me artistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe dashamirës të artit. Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Robert Ndrenika tha gjatë fjalës së tij se është kundër partneriteti publik-privat, ndërsa tha se Tiranës i duhet një teatër modern por që të ruajë elementet e së kaluarës.

“Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe dhe kam qenë tek zyra e kryetarit më ka prezantuar projektin. Kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat-publik. Nuk ma heq njeri nga brenda që ka një hile brenda. Unë jam kundra këtij partneri publik-privat, ndoshta ky projekt është mirë. Skenën nuk e kam parë. Po skenën nuk e kemi parë dhe për këtë duhet të flasin regjisoret, arkitektet edhe ne artistët”, tha Ndrenika.

Më tej, ai shtoi se “tani edhe ky kompleksi ynë, me të dyja godinën, mund të riparohet dhe të dali një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milion euro.

Për Luftar Pajën, Shqipëria ka nevojë për një teatër kombëtar, ndaj për këtë arsye u shpreh pro ndërtimit të tij.

“Po që te kemi këtë teatër, ne si artiste harrojmë gjërat kryesor dhe merremi me llaçin dhe tulla. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për llacin dhe betoni artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në tiranë por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Mendimi im është që duke mos ofenduar njeri-tjetrin, por duke e respektuar njeri-tjetrin, duhet që gjithsecili të shikojë punën e tij por të mos merremi ime centimetra kaq dhe aq. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë dhe të ketë cilësi që të demonstrojë teatri”, u shpreh aktori i mirënjohur Paja.