Showbizz


Del “Chain My Heart”, klipi më i ri i Bebe Rexha-s

Postuar nga admin

14th July 2021

Albumi më i fundit i Bebe Rexhës, Better Mistakes, u botua vetëm disa muaj më parë, por kjo nuk e ka ndaluar yllin shqiptar të sjellë projekte të reja. Këngëtarja sapo ka publikuar këngën më të re, në bashkëpunim me Topic, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.

31 vjeçarja dukej seksi në klipin tre minutësh, i cili është një stil i filmave aksion të viteve ’80. Bebe performonte në klip, e veshur me një body, i tëri me zinxhirë, ndërsa në sfond dëgjohej “Chain My Heart”.

Bebe vë në pah gjithashtu linjat e saj trupore, e cila së fundmi u bë virale me një video të thjeshtë të shpërndarë në të gjitha mediat sociale nëpërmjet së cilës promovonte pozitivitetin e trupit.