Showbizz


Dhurata Dora feston ditëlindjen.

Postuar nga admin

24th December 2020

Dhurata Dora feston përvjetorin e 28-të të lindjes. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, me anë të të cilave ka shprehur falenderimet për mbështetjen që i kanë dhënë fansat.

Dhurata shkruan se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq në këtë ditë të veçantë për të, pasi projekti më i fundit “Harrom” ka grumbulluar 1 milion klikime në Youtube.

“Ditëlindja ime nuk mund të ishte më e mirë se kaq. 1 milion ‘Harrom’, një prej këngëve të mia të përzemërta. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, nuk do t’ju lë kurrë dhe do të punojë edhe më shumë. Faleminderit”, shkruan ajo.