Showbizz


“Dhurata po vjen me dhurata”, këngëtarja shqiptare zbulon pak nga projekti i ri

Postuar nga admin

21st December 2021

Pas duetit mjaft të suksesshëm me Noizy-n, Dhurata Dora ka paralajmëruar një surprizë. Artistja e mirënjohur ka zbuluar se ka nisur punën për këngën e re. Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale, duke thënë se kënga do të mbajë titullin “Criminal”.

“Dhurata po vjen me dhurata. Criminal.”, shkroi ajo krahas videos ku performon një pjesë të këngës. Po përflitet se këngëtarja do të vijë me një bashkëpunim me Ledri Vulën. Nuk dihet nëse ky projekt ka të bëjë me duetin me reperin, i cili ka qenë i planifikuar prej kohësh, por është shtyrë për shkak të pandemisë.

Ky do të jetë dueti i parë mes dy artistëve më të suksesshëm të estradës. Sakaq, Dhurata ka një miqësi të ngushtë me Sarën, partneren e Ledrit, të cilat i kemi parë shpeshherë bashkë nëpër organizime dhe festa të ndryshme.