Showbizz
Diletta Leotta konfirmon ndarjen nga aktori shqiptar dhe zbulon arsyen

Postuar nga admin
30th September 2021
Prezantuesja italiane, Diletta Leotta ka konfirmuar ndarjen e shumëpërfolur me aktorin Can Yaman. E ftuar në “Verissimo”, ajo e konsideroi lidhjen me Canin si një përrallë, e cila mbaroi shpejt por ishte e vërtetë.
Prezantuesja tha se për ta ishte e vështirë të përballonin famën e të dyve.
“Ishte dashuri me shikim të parë. Ne ramë në dashuri dhe u përpoqëm ta jetonim këtë pasion të madh. Ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe shumë mirë, por ishte e vështirë të përballoje famën e të dyve”, tha ajo.
Diletta tregoi se shumë njerëz e kanë cilësuar lidhjen e tyre si të rreme, por gjithçka mes tyre ka qenë e vërtetë.
“Si mund ta thonë diçka të tillë? Dashuria të ndodh, nuk është se ti vendos se me kë do të dashurohesh. Martesa ishte shumë e vërtetë, propozimi u bë pas një muaji njohje. Ndoshta gjërat shkuan shumë shpejt. Tani ka mbaruar, por kurrë nuk i dihet se çfarë ka rezervuar jeta”, shtoi ajo.