Lajme


Dita e dytë e protestës,qytetarët ngrihen edhe në qytete të tjera të vendit

Postuar nga admin

10th March 2022

Për të dytën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur para kryeministrisë ku po protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera në përgjithësi.

Protesta Tirane (2)

Kjo është dita e dytë pasi dhe një ditë më parë qytetarët u mblodhën para kryeministrisë, ku kërkuan uljen e çmimeve, ose  kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Ndërkohë sot mesa duket në ditën e dytë sensibilizimi është edhe më i madh kjo pasi protesta shtrihet në qytete të ndryshme të vendit, Mirditë, Berat, Korccë, Përrenjas, Lushnje.

Më pas, protestuesit dolën në rrugët kryesore të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

 

 

Protesta Tirane (3)

Për më shumë se tre orë i gjithë qarkullimi i automjeteve në kryeqyteti u bllokua, ndërsa me protestuesit u solidarizuan edhe drejtuesit e mjeteve.