Lajme
“Ditari i Ana Frank” rikthehet për publikun
Postuar nga admin
19th April 2019
Në teatrin Metropol po shfaqjet për publikun “Ditari i Ana Frank” vepër e autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett me regji nga Armela Demaj.
Vepra vjen nën interpretimin e aktorëve të njohur të teatrit, por dhe emra të rinj, që janë në role të dramës. Aktorët janë Bruno Shllaku, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Ezra Vogli, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mario Bali, Marius Dhrami, Marjana Kondi, Myzafer Zifla, Paola Xhafa, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Valdano Bajram, Vanesa Guri.
Po aq i gjallë sot sa herën e parë kur është shkruar, ditari i jashtëzakonshëm i Ana Frank është bërë një zë thelbësor i mënyrës se si ne e kujtojmë një nga periudhat më të errëta të historisë njerëzore. Mbushur me shpirtin plot dritë të autores, dëshirës së saj të pakufishme për gjithçka të bukur e të mirë, ditari hedh dritë edhe në procesin e rritjes në izolim të një vajze të re, komplekse e pasionante, ndërkohë që ajo bie në dashuri, bëhet një grua dhe lufton të mbijetojë së bashku me familjen e saj në mes të kaosit të luftës dhe përndjekjes etnike.
Në regjinë e Armela Demaj, teksti fitues i çmimit Pulitzer, shkruar nga Goodrich dhe Hackett sjellë për publikun një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Datat e shfaqjes janë 17, 18, 19, 20, 24, 25, 26, 27 Prill – 2, 3, 4, 5 Maj në Metropol.
Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Në të vërtetë, ajo nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën.
I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të “Shoah-ut”.
Shfaqja do të vijoj për publikun në teatrin Metropol dhe gjatë datave 19, 20, 24, 25, 26, 27 prill dhe 2, 3, 4, 5 maj.