Lajme


“Ditët e Mios”, vjeshta korçare mbledh koloninë e piktorëve.

Postuar nga admin

26th October 2018

Peizazhi i veçantë i Korçës e rrethinave të saj mbetet gjithnjë tërheqës e frymëzues për artistët e penelit. Në nderim të Piktorit të Popullit Vangjush Mio, si një nga piktorët e peizazhit më të mirë në Shqipëri, orgnizohet çdo vjeshtë edhe aktiviteti ‘Ditët e Mios’.

Këtë vit është edicioni I 11-të rradhazi, dhe kjo veprimtari artistike e kthyer në traditë duket se po fuqizohet e zgjeron interesimin. Jo vetëm në pjesmarje piktorësh, por edhe në firma të njohura të penelit. Në këtë edicion janë pjesmarës 20 piktore. Nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia e Polonia. Mes tyre ka emra mjaft të njohur në artin e telajos. Që nga Boboshtica, Drenova, Vithkuqi, Voskopoja e Dardha janë fshatrat turistikë ku kanë shprehur dëshirën të pikturojnë pjesmarësit e këtij edicioni. Natyrisht edhe pazari i vjetër dhe karakteristik i Korçës. Aktiviteti I kolonisë së piktorëve I quajtur ‘ Ditët e Mios’ zhvillohet për tre ditë nga datat 25- 28 tetor.