Lajme


“Ditët shqiptare në Bavari” hapen me Ermonela Jahon

Postuar nga admin

4th June 2019

“Ditët shqiptarë në Bavari” janë çelur me sopranon e famshme shqiptare Ermonela Jaho, e cila rrëfeu kujtime nga fëmijëria e saj. Në aktivitetin kulturor që u mbajt në Mynih, përshëndetën edhe dy artistë të tjerë shqiptarë.

Në Mynih është çelur aktiviteti kulturor “Ditët shqiptarë në Bavari” me pjesëmarrjen e sopranos së shquar shqiptare Ermonela Jaho.

E emocionuar ajo ndau me publikun disa kujtime nga fëmijëria e saj.

Në “Ditët Shqiptare në Bavari” që tanimë janë kthyer në traditë përshëndeti në piano, pianisti Ausilio Mehmeti ndërsa interpretoi një pjesë operistike edhe mezzo-sopranoja, Flaka Goranci.

Konsulli Shqipërisë, Arten Hanku tha se synimi i këtij aktiviteti është promovimi para publikut bavarez i vlerave me të mira të kulturës dhe traditës shqiptare.