Uncategorized


Dizajnerja shqiptare rrëmben mes 1900 konkurrentëve çmimin prestigjioz të LVMH

Postuar nga admin

8th September 2021

Nensi Dojaka, një stiliste shqiptare 28-vjeçare, ka triumfuar me ccmimin e LVMH 2021, në Londër, për dizajnerët e rinj.

Nensi Dojaka Wins the 2021 LVMH Prize

Nensi, ishte një nga nëntë finalistet për ccmimin LVMH, midis 1900 aplikantëve, e cila do të marrë rreth 300,000 euro dhe një vit mentorim nga radhët profesionale të LVMH, grupit luksoz francez.

Ajo është e njohur për fustanet e saj me prerje grafike dhe detaje sensuale të rripave. Në MTV Video Music Awards 2020, Bella Hadid u stilua nga Carlos Nazario, ndërkohë që veshja u realizua nga Nensi Dojaka.

Nensi Dojaka: The Designer Challenging the Beauty Standards | Zeitgeist

Nensi tregon se “është shumë e emocionuar për çmimin dhe s’e nuk e priste”.

“Kur fillova, kisha një bazë klientësh shumë të rinj, dhe tani me koleksionin që po zhvillohet me një pamje më të përshtatur dhe më të fortë, gjërat po ndryshojnë dhe më pret një audiencë më e gjerë. Dua t’i bëj krijimet edhe më të gjithanshme. Tani, do të kem edhe më shumë mundësi për të zhviluar gjëra”, shton ajo.

Për krijimet e saj, Nensi duket se frymëzohet nga estetika e viteve ’90.

Who is Nensi Dojaka? Everything you need to know about the 'it' label

“Kam shfletuar shumë revistat e viteve ’90 sepse i dua veshjet, estetikën e atyre viteve, madje edhe mënyrën e shkrepjes së fotove. Ka diçka të papërpunuar që dua ta rikthej. Kështu që i referohem viteve ’90 në shumë detaje, por që janë të përziera me pëlhurat e mia dhe shijet personale.”

Allfondness - Nensi Dojaka Spring Summer 2021 | Facebook

Për 26-vjeçaren, një grua që vesh krijimet e saj është një grua me vetëbesim që nuk ka frikë të duket ndryshe dhe të thyejë konceptin e një “veshjeje të bukur”.

Më 17 shtator, gjatë Javës së Modës në Londër, Dojaka do të organizojë edhe shfaqjen e saj të parë në pasarela.