Showbizz


Dj Regard do të performojë në një nga festivalet më të mëdha në botë

Postuar nga admin

18th February 2022

Suksesi i artistit nga Ferizaj, Dardan Aliu që njihet si DJ Regard është i padiskutueshëm.

Së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai konfirmoi se do të performojë në një nga festivalet më të mëdha të muzikës në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për Tomorrowland që do të zhvillohet më 15-17 korrik, 22-24 korrik dhe 29-31 korrik në qytetet belge të Boom dhe Rumst.