Showbizz


Dj Sardi uron partneren publikisht për ditëlindje

Postuar nga admin

15th June 2021

Dj Sardi është në një lidhje dashurie prej disa kohësh dhe këtë e ka pranuar publikisht. Partnerja e tij është motra e spikeres së lajmeve në Ora Neës, Matilda Mcinit.
Ndërkohë, Sardi nuk ka nguruar herë pas here të publikojë herë pas here foto të ndryshme krah vajzës, që i ka marrë zemrën.
Mirëpo, sot është një moment i veçantë, pasi bukuroshja feston ditëlindjen dhe padyshim nuk kishte sesi të mungonte një urim nga Dj. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen buzë detit, teksa Sardi e puth në ball.
“Gëzuar ditëlindjen gruas që dua të mbaj përgjithmonë në krahët e mi”, ka shkruar ai krahas fotos romantike.