Showbizz


Djali i Hueyda El Saied përfundon në spital

Postuar nga admin

21st June 2021

Djali i Hueyda El Saied ka pësuar një incident të vogël duke dëmtuar ballin. Ka qenë vetë “show-girl-i” që e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një foto të postuar në Instastory.
Hueyda, si çdo nënë është friksuar shumë për Gabrielin dhe në foton ku shfaqet djali rrethuar me fasho shkruan: “Jeta ime, zemra ime, shpirti im, dashuria e mamit dhe babit. Sot çau ballin dhe si rezultat kaluam disa orë në spital. Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Tani jam bërë unë për spital”.
Mirëpo, me rëndësi është që vogëlushi është mirë me shëndet dhe asgjë nuk ishte serioze. Ndërkohë ndjekësit i kanë uruar shërim sa më të shpejtë Gabrielit të vogël.