Uncategorized


“Do këndoj shqip në shtëpi”, Elhaida Dani paralajmëron rikthimin!

Postuar nga admin

24th October 2018

Elhaida Dani prej muajsh me radhë ka qenë pjesë e një projekti shumë të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore. Siç ka treguar edhe vet artistja shqiptare 3 muajt e fundit ajo ka luajtur rol kyç në musicalin e njohur “Katedralja e Parisit”, angazhim i cili është përmbyllur më sukses dhe dinjitet mbrëmjen e së martës. Dhe këngëtarja duket se nuk ka ndërmend të bëjë pushim pasi siç njoftoi edhe vet në postimin më të fundit në Instagram, ajo po kthehet në shtëpi dhe me nje surprizë për fansat dhe shqiptarët. ““Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgjati 3 muaj. Ka qënë një eksperiencë e paharrueshme.
E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip!
Tani është momenti të kthehem në shtëpi… Faleminderit.”,- shkruan artistja.