Showbizz


Don Xhoni për radion gjermane: Shqiptarët nuk janë hajdutë, janë investitorë të mëdhenj në Gjermani

Postuar nga admin

17th December 2021

Reperi shqiptar Don Xhoni, ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio Jam FM në Berlin të Gjermanisë.

Duke e nisur intervistën me një kërkim-falje për anglishten e tij ndoshta pak të çalë, reperi me prejardhje nga Drenica foli në përgjithësi rreth këtij viti, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm për karrierën e tij.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, u pyet nga prezantuesi i emisionit për deklaratën e komedianes iranioano-gjermane, Enissa Amani, e cila i ka reaguar publikisht një deputeti gjerman duke e quajtur “racist”.

Ajo tani rrezikon deri në 40 ditë burg, për shkak se refuzon të paguajë gjobën prej 188 eurosh, me të cilën është dënuar për deklaratat e saj, raporton Telegrafi.

Duke qenë se deklaratat raciste të deputetit të AfD-së ishin bërë edhe për shqiptarët, reperi i hitit “Kokaina” tha se qëndrimet e tij janë të gabuara.

Politikanët duhet të mbështesin popullin e tyre dhe jo të punojnë kundër tij. Nuk ka të bëjë fakti që jam shqiptar, qëndrimi i tij është i gabuar. Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj. Mendoj që opinioni i tij nuk ka vlerë”, ka thënë Don Xhoni.

Artisti ka folur për jetën e tij, teksa ka rrëfyer se i pëlqen qitja me armë, posaçërisht me kallashnikov dhe kjo është arsyeja pse armët janë pjesë e disa prej këngëve të tij.