Showbizz


Donatella Versace ka disa fjalë për filmin “Zgjoi”

Postuar nga admin

23rd December 2021

Një ditë më parë, Dua Lipa reagoi e entuziasmuar për filmin shqiptar, Zgjoi, që u bë pjesë e listës së ngushtë të nominimeve për Oscar. Akademia e Shkencave dhe Arteve në Los Angeles publikoi listën e ngushtë të filmave në disa kategori, ku mes 15 filmave ishte dhe filmi i regjisores Blerta Basholli.

Këngëtarja me famë botërore postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilën ka komentuar dhe Donatella Versace, drejtoresha artistike e kompanisë së famshme, Versace. “Mrekulli! Ti duhet të jesh shumë krenare Dua, Kosova ka shumë për t’u krenuar”, ka komentuar Donatella.