Lajme


Drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, Dua Lipa i bashkohet fushatës

Postuar nga admin

21st October 2021

Dua Lipa po korr sukses në tregun ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj, nuk e ka harruar origjinën.

Së fundmi, artistja i është bashkuar thirrjeve për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York, për të kërkuar drejtësi për ata që janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja apeloi për pjesëmarrje në nismën #RallyForHerJustice.

Iniciativa është ndërmarrë nga deputetja Vafsije Krasniqi Goodman, vetë viktimë e kësaj dhune.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në Neë York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Dua në postimin e saj.