Lajme


“Drita ime”, Miriami shijon atmosferën e festave me Amelinë

Postuar nga admin

18th December 2018

Afrimi i festave të fundvitit, sjell një magji me vete, duke krijuar idenë e ngrohtësisë dhe mbledhjes me familjen.

Këngëtarja Miriam Cani, po i shijon këto ditë dhe atmosferën festive me të bijën Ameli.

Ajo ka publikuar disa fotografi, ku shihet bashkë me vogëlushen pranë pemës festive, ndërsa shkruan “Drita ime”.

Nënë e bijë kalojnë më shumë kohë bashkë, në mungesë të kryefamiljarit Alban Skënderaj, i cili ka një axhendë të ngjeshur me koncerte.

Vogëlushja Ameli, erdhi në jetë më 28 nëntor 2015 dhe tashmë që i ka mbushur 3 vjeçe, duket se edhe ajo po ndjek gjurmët e prindërve të saj në muzikë.