Showbizz


Dua Lipa do të luajë në një film thriller

Postuar nga admin

8th July 2021

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa pritet t’i bashkohet një kaste të gjerë artistësh, duke bërë kështu debutimin e parë si aktore. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triler “Argylle”.

Ajo do t’u bashkohet për këtë projekt aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

Filmi “Argylle” do të jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conëay ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Xhirimet e tij pritet të nisin në muajin gusht.