Lajme


Dua Lipa i gëzohet suksesit të radhës

Postuar nga admin

2nd November 2021

Dua Lipa është kthyer në një nga artistet më të suksesshme me famë botërore. Ylli shqiptar i muzikës ka arritur së fundmi një sukses të madh me hitin e saj “Levitating”, duke qëndruar në “Top 10” të Billboard Hot 100 edhe këtë javë.

Kënga ka qëndruar për 41 javë në top listë duke e bërë Duan artisten femër që ka qëndruar më gjatë në historinë e Billboard. Dua publikoi duetin me reperin DaBaby, në Tetor të vitit të kaluar, dhe ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.