Showbizz


Dua Lipa i tregon botës që është shqiptare duke kërcyer me shami dhe gotë rakie në kokë

Postuar nga admin

4th August 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh me pushime në Jug të Shqipërisë.

Ajo ka promovuar përmes rrjeteve sociale të gjitha vendet turistike që ka vizituar, duke treguar në këtë mënyrë përveç kënaqësisë që po merr edhe një ftesë të hapur ndaj fansave të saj.

Së fundmi, Dua ka ndarë një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Remzie Osmanit “Lujma belin”.

“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, në të cilën vihet re që kërcen në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Dua ishte në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku nuk nguroi të ndante disa foto vërtetë të bukura