Showbizz


Dua Lipa nga pushimet në Shqipëri “Nuk dua të largohem kurrë”

Postuar nga admin

2nd August 2021

Dua Lipa duket se po kalon pushimet më të bukura në bregdetin shqiptar. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në llogarinë e saj në Isntagram foto dhe story nga qëndrimi në një resort në Ksamil, me të cilin duket se është dashuruar.

“Nuk dua të largohem kurrë”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram. Ndryshe nga disa ditë më parë ajo e ka shënuar edhe vendndodhjen, duke reaguar pas këshillave nga ndjekësit që i kërkonin t’i tregonte botës se ndodhej pikërisht në Shqipëri.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.