Lajme


Dua Lipa nominohet në “British LGBT Awards 2022”

Postuar nga admin

15th February 2022

Vetëm pak ditë pasi rrëmbeu çmim në ‘’Brit Awards’’, Dua Lipa u nominua për një tjetër çmim të rëndësishëm.

Këngëtarja shqiptare u fut në listën e ngushtë të “British LGBT Awards 2022’’. Artistët, Olly Alexander dhe Lady Gaga të dy të nominuar në kategorinë “Ylli i vitit”, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për çmimin “Artistja muzikore e MTV”.

Çmimet e këtij viti, në bashkëpunim me Macquarie dhe Tesco, do të mbahen më 24 qershor, duke festuar aktivistët kryesorë LGBT+, aleatët dhe figurat e famshme që kanë punuar për të avancuar të drejtat e personave LGBT+ vitin e fundit.
Përveç tyre, komediani Alan Carr, 45 vjeç, prezantuesit televiziv Rylan Clark, 33 vjec, reperes Lady Leshurr, 34 vjeç dhe grupi Steps janë gjithashtu ndër të nominuarit.

“Këto çmime ndriçojnë dritën mbi ata që kanë qëndruar krah për krah me komunitetin LGBT+, gjatë 12 muajve të tjerë shumë sfidues për komunitetin”, tha themeluesja e British LGBT Awards, Sarah Garrett.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Të nominuarit, të cilët përfshijnë një përzierje emocionuese të fytyrave, aleatëve dhe organizatave të famshme LGBT+ kanë treguar të gjithë një përkushtim për avancimin e të drejtave LGBT+.

Çmimet më 24 qershor do të jenë një festë e madhe e kulturës sonë”, tha tutje ajo.

Fituesit e mëparshëm të çmimit britanik LGBT përfshijnë Caitlyn Jenner, Kylie Minogue, Little Mix dhe Paul O’Grady.