Showbizz


Duet mes vajzash, shumë shpejt vjen bashkëpunimi Dafi dhe Arilena

Postuar nga admin

28th June 2021

Dafina Zeqiri ka qenë tejet produktive me projekte muzikore. Pas suksesit të “Japa”, këngëtarja e mirënjohur solli versionin remix të këngës “Pa ty”, në bashkëpunim me Cricket që u prit gjithashtu shumë mirë nga publiku.

Solo apo bashkëpunime, këngëtarja ka treguar se do të qëndrojë në majë dhe mesa duket periudha e mbetur e vitit do të ketë gjithashtu një ritëm dinamik. Sipas Prive, Dafina është bërë bashkë me Arilena Arën për të sjellë një duet mes vajzash.

Arilena gjithashtu ka dhe një bashkëpunim me Noizy-n që është planifikuar të publikohet i pari. Për më tepër, Dafina do të sjellë një tjetër bashkëpunim por emrin e artistit nuk e ka zbuluar.