Showbizz


Dueti që bëri bashkë Melindën, Norën dhe Gjikon

Postuar nga admin

30th June 2021

Prej disa kohësh përflitej se Nora Istrefi dhe Melinda Ademi do të vinin me një bashkëpunim. Më pas u mësua se dyshes së famshme do t’i bashkohej dhe Gjiko. Ndërsa qëndruan në heshtje gjatë kësaj kohe, këtë lajm e kanë konfirmuar vetë artistët nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ata kanë ndarë disa pamje nga klipi i këngës që titullohet “Ay Caramba”. Kjo nuk është hera e parë që Gjiko ka bashkëpunuar me dy artistet. Me Norën ai solli dy super hite “Gabime” dhe “Anna”. Ndërkohë, me Melindën publikoi disa muaj më parë “X5”, që rezultoi gjithashtu e suksesshme.

Nga ana tjetër, Melinda publikoi pak disa muajsh mungesë këngën “Qa Din Ti”. Kënga solli një përplasje me reperen tjetër Gjira Kajtazin, e cila e kritikonte për klipin, që erdhi vetëm pak muaj pas vdekjes së nënës së saj.

Debati i madh që u shkaktua detyroi reperen të kërkonte ndjesë publike ndaj saj. “@melindaademi: më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet e tua. S’ka qenë qëllimi im me t’lëndu a ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra…Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar.”, shkroi Gjira.