Showbizz


Duhet ta dëgjoni Rozana Radin “teksa flet për burrat”

Postuar nga admin

22nd October 2021

Rozana Radi mesa duket pas një pauze të gjatë i është rikthyer dashurisë së saj më të madhe, teatrit. Prej disa ditësh është ngjitur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë komedia “A mund të flasim për burrat”. Çdo natë sallat kanë qenë plotë dhe shfaqja është pritur shumë mirë nga publiku. Sakaq, mbrëmjen e sotme trupa ka mbyllur me sukses shfaqen e fundit në këtë qytet.

Komedia që vjen nën regjinë e Andeta Radit përcolli te publiku korçar situatat komike mes tre shoqeve te ngushta. Komedia përveç notave te humorit përcjell edhe leksione për jetën teksa personazhet tregojnë për raportet komplekse me meshkujt. Sipas Rozana Radit mësimet e komedisë duhet të shkojë në veshin e çdo burri për të pasur një shoqëri edhe më të shëndetshme.

Shfaqja që u prit me interes të madh nga publiku do të vijojë në Kolonjë në datën 28 tetor dhe në Elbasan në datat 29, 30 dhe 31 tetor.

Përmes një postimi në Instagram, Rozana shkruan se edhe mbrëmja e fundit është mbyllur me sallën plotë teksa falenderon bashkëpunëtorët dhe motrën e saj, njëherësh edhe regjisoren e shfaqes Andeta Radi.