Showbizz


Duke tymosur marijuanë, Gjiko publikon fotot nga laboratori i kanabisit

Postuar nga admin

11th December 2020

Reperi i pëlqyer, Gjiko njihet për postimet e pazakonta në rrjet dhe këtu mjafton të kujtojmë fotot me peshkaqenët e vegjël në Maldive.

Këtë herë, ai ka surprizuar sërish fansat e tij. Ndër postimet e fundit të reperit në InstaStory, shihet se ky i fundit ka xhiruar brenda një laboratory, ku lë të kuptohet sikur kultivohet kanabis.

Gjiko duket mjaft i lumtur, ndërsa në një moment shihet duke tymosur një cigare marijuane.

Reperi nuk ka preferuar të shpjegojë arsyet se pse ndodhet në këtë laborator, ashtu sikurse nga postimet vërehet se Gjiko është i shoqëruar edhe nga disa miq.

Nuk dihet nëse ai është duke xhiruar një videoklip të ri apo ka zgjedhur të argëtohet pikërisht në këtë vend. Gjithçka mbetet për t’u parë derisa reperi të jap një shpjegim.