Showbizz


Duket si 20, mirëpo a e dini sa vjeç mbush Nora Istrefi sot?!

Postuar nga admin

25th March 2021

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë. Përveç zërit të saj, Nora shpesh herë komentohet dhe për pamjen dhe format perfekte që ka.

Ndonëse duket si një gocë 20 vjeçare Norës mbi supe i rëndojnë plot 36 vite. Këngëtarja feston sot ditën e saj të lindjes dhe ashtu si dhe tradita e do nuk kishin si të mungonin urimet në mesnatë.

Së fundmi Nora kishte vendosur që bashkë me vogëlushen e saj Rene, si nënë e bijë të shijonin disa ditë pushimi në Zvicër.

Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i kurseu disa momente të bukura në llogarinë e saj në Instagram, ku tregoi se po i shijon pafund këto pushime.