Showbizz
Dy momente të vështira në jetë, e kanë bërë Jonida Maliqin të jetë më e fortë

Postuar nga admin
28th January 2021
Këngëtarja Jonida Maliqi tregoi gjate nje emisioni televiziv, dy momente të vështira me të cilat është përballur: Largimi i së motrës nga Shqipëria dhe divorci. Edhe pse flet çdo ditë me motrën e saj, Xhildën, nuk është njësoj si ta kishte pranë pasi lidhja e tyre ka qenë dhe është shumë e fortë edhe pse tani në distancë.
Një tjetër moment i vështirë po ashtu për Jonidën ka qenë edhe divorci. “Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme”.
Një moment që pa diskutim është i vështirë për çdo grua, sidomos kur në mes është edhe një fëmijë që është arsyeja për tu bërë e fortë. Falë mbështetjes së familjes dhe respektit ndaj vetes Jonida ia ka dalë të jetë më e fortë pas divorcit.